Krijimi i një Java projekti

Programet bazike

Java programet e thjeshta mund t’i shkruajmë duke përdorur çfarëdo editori të tekstit, si p.sh. Notepad.

Brenda editorit e shënojmë kodin vijues:

public class Shembull {
    public static void main(String[] args) {
        System.out.println("Pershendetje nga Java");
    }
}

E ruajmë si fajll me emrin Shembull.java.

Kalojmë në terminal duke u vendosur në folderin ku e ruajtëm fajllin e mësipërm, dhe shkruajmë:

javac Shembull.java

Me këtë bëhet kompajlimi i programit, pra nga kodi i mësipërm krijohet Java byte-code, që do ta shohim si fajll me emrin Shembull.class , i cili tash mund të ekzekutohet duke shënuar në terminal:

java Shembull

Rezultati në terminal:

Pershendetje nga Java

Fajllin Shembull.class mund ta bartim në cilindo sistem operativ dhe do të ekzekutohet njëjtë me komandën java Shembull pa pasur nevojë të bëhet ri-kompajlim për sistemin operativ të zgjedhur. Paraprakisht duhet ta kemi të instaluar Java Runtime Environment për atë sistem operativ, sepse JRE do të mundësojë ekzekutimin e programit.

Me IntelliJ IDEA

Startojmë IntelliJ IDEA.

Nga menuja zgjedhim File - New - Project.

Nuk e zgjedhim asnjërin prej opcioneve (Groovy, Kotlin/JVM, SQL Support) dhe vazhdojmë me Next.

Zgjedhim “Command Line App” që na mjafton për shembujt në këtë libër.

Te “Project name” ia japim një emër aplikacionit të ri, te “Project location” e caktojmë lokacionin ku do të ruhen fajllat e aplikacionit, ndërsa te “Base package” e përdorim një domain që na përket neve, duke e shënuar më parë TLD-në e pastaj domainin.

Krijohet një fajll me emërtimin Main.java me përmbajtje vijuese:

package com.codemolecules;

public class Main {

    public static void main(String[] args) {
        System.out.println("Pershendetje nga Java");
    }
}

Struktura e folderëve:

Kodin e kompajlojmë dhe e ekzekutojmë duke klikuar në shenjën “Play” ose duke shtypur Shift F10 në tastierë:

Pas kësaj, formohet një folder shtesë me emrin out, brenda të të cilit vendoset kodi i kompajluar i aplikacioit.

Fajlli Main brenda strukturës së folderit out e ka ekstensionin .class.

Kodin pra e shkruajmë në Main.java, ndërsa fajlli ekzekutabil gjenerohet pas çdo kompajlimi dhe ruhet si Main.class.

Rezultatin e ekzekutimit e shohim në dritaren Run.